Milani tregon fuqinë, nga 0:2 fiton në 3:2

Futboll

Milani tregon fuqinë, nga 0:2 fiton në 3:2

Nga: K.Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:44
Giroud

Milani pati 45 minuta të vështirë dhe të keq sa i përket rezultatit, ishin në disavantazh me rezultat 0:2 nga Verona. 

Në pjesën e dytë ndodhi përmbysja e madhe, Milani tregon fuqinë dhe fiton me rezultat 3:2.

Verona mbetet duarthatë, nuk ia doli të ruajë rezultatin deri në fund.

Për Milanin shënuan Olivier Giroud (59'), Franck Kessie (76'-nga penalltia), Koray Gunter (78'-autogol) dhe për Veronën Gianluca Caprari (7') e Antonin Barak (24').

Pas javës së 8-të në Serie A, Milani kryeson me 22 pikë, duke lënë pa Napolin me 21 dhe Verona zë vendin e 13-të me 8 sosh. Milani ka seri fantastike, 7 fitore e 1 barazim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat