Ferizaj i Arbnor Morinës nuk ka të ndalur

Futboll

Ferizaj i Arbnor Morinës nuk ka të ndalur

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:18
Ferizaj i Arbnor Morinës nuk ka të ndalur

Ferizaj nuk ka të ndalur, katër ndeshjet e fundit po aq fitore dhe përmirëson dukshëm bilancin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Që nga ardhja e Arbnor Morinës, Ferizaj ka tjetër fytyrë, ka tjera rezultate dhe nga fundosja në renditje ngritët në pjesën e lartë të tabelës.

Ferizajasit mposhtën liderin e derisotshëm 2 Korriku me rezultat 4:2 në Prishtinë. Ferizaj kthehet me tre pikë të mëdha. 

Ramiz Sadiku kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë 15, 2 Korrikun 15, Arbërinë 15, Ferizajn 14 pikë etj.

"Golashënues ishin Egzon Shabani (2), Çlirim Kashtanjeva (1) dhe Kenan Orana (1).
Kjo është fitorja e 4-të radhazi e djelmoshave tanë nën drejtimin e trajnerit, Arbnor Morina", shkruan në faqen e FC Ferizajt.

Rezultatet, Grupi B

Flamurtari - Vushtrria      1:1
Arbëria - Vllaznia (P)         2:1
2 Korriku - Ferizaj               2:4
Kika – R. Sadiku                  0:0
Vitia – F. Kosova                 2:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat