Isufi: Kemi mundur të japim pak më shumë

Futboll

Isufi: Kemi mundur të japim pak më shumë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:57
Isufi: Kemi mundur të japim pak më shumë

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Dukagjinit, por ka pranuar se ekipi i tij është dashur ta fitojë këtë ndeshje.

“Është dashur më shumë dëshirë dhe të ishim më cinik para portës së Dukagjinit për të shënuar.

Ndoshta, jemi komod me faktin që nuk humbëm, por duhet të japim më shumë nga vetja.

Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në këtë takim, por kemi mundur të japim pak më shumë. Na ka munguar finalizimi, ndonëse këtë ndeshje është dashur ta fitojmë”, ka thënë Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat