Rudiger nuk rinovon!

Futboll

Rudiger nuk rinovon!

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:25
Rudiger nuk rinovon!

Rudiger nuk rinovon!

Rudiger është një nga emrat më të “nxehtë” të momentit, pasi gjermani ka vendosur të mos rinovojë me Chelsea, e në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, konfirmon Bild.

Lojtari është duke shqyrtuar opsionet e mundshme, ku në skenë janë Bayern Munich dhe Real Madridi, por së fundmi shumë opsione vijnë nga Serie A, ku Juventusi, Interi ose rikthim te Roma shihen si mundësi.

Lojtari ka shfaqur dëshirën për të veshur fanellën e bardhë të Madridit dhe “galaktikët” tani kanë më shumë nevojë se kurrë për të, pas largimeve të Ramos dhe Varane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat