FIFA dënon rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit

Futboll

FIFA dënon rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:36
FIFA dënon rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara, njofton FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat