Torino fiton ndaj Genoas, minuta edhe për Vojvodën

Futboll

Torino fiton ndaj Genoas, minuta edhe për Vojvodën

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Torino më në fund e ka gjetur rrugën e fitores në Serie A. Pas katër ndeshjeve pa fitore, Torino më në fund triumfoi 3:2 ndaj Genoas në një ndeshje të bukur.

Torino-Genoa ishte ndeshja që hapi xhiron e nëntë në Serie A dhe dhuroi spektakël.

Sanabria dhe Pogeba shënuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve në minutën 14-të, respektivisht 31.

Destro ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të, por Brekalo riktheu epërsinë e dy golave shtatë minuta më vonë.

Ishte Felipe Caicedo i cili shënoi për 3:2, e që në fund ishte edhe epilogu i kësaj sfide.

Mërgim Vojvoda u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e 10-të. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat