Bologna-AC Milan, formacionet zyrtare

Futboll

Bologna-AC Milan, formacionet zyrtare

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 19:47
Bologna-AC Milan

Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Bolognas dhe gjigandit italian AC Milan, e vlefshme kjo për xhiron e nëntë të Serie A.

Në xhiron e fundit, skuadra e Bolognas barazoi 1:1 me Udinesen, kurse Milani nuk di për humbje këtë sezon, ku rikthehet nga fitorja me rezultat 3:2 kundër Veronas.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, “Rossonerët” gjenden në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 22 pikë, dy sosh më pak se lideri Napoli, kurse skuadra e Bolognas zë vendin e tetë me 12 pikë, dy më pak se Juventusi në vendin e shtatë.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Bologna nuk do të paraqiten Bonifazi, Michael dhe Schouten, kurse te Milani do të mungojnë Florenzi, Maignan, Messias dhe Plizzari.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic

20:45 Bologna – AC Milan (Stadiumi Renato Dall'Ara)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat