Shkëndija tregon forcën kundër Rabotniçkit

Futboll

Shkëndija tregon forcën kundër Rabotniçkit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:31
Shkëndija tregon forcën kundër Rabotniçkit

Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, tregova forcën kundër Rabotniçkit nga Shkupi, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Tetovarët treguan lojë më të mirë dhe me meritë arkëtuan tre pikë.

Elezi në minutën e 10-të e Ramadani në atë të 65-tën, shënuan për fitoren e kuqezinjve.

Pas javës së 11-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi kryeson me 26 pikë, Shkëndija renditet në pozitën e pestë me 17 e Rabotniçkit është në të tetin me 15 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat