Shqiptari me Rayo Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën 

Futboll

Shqiptari me Rayo Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën 

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:39
Shqiptari me Rayo Vallecanon gjunjëzojnë Barcelonën 

Barcelona është në krizë të rezultateve. Pas humbjes me 1:2 nga Real Madridi, sonte gjunjëzohen në udhëtim (në Madrid) me 1:0 nga Rayo Vallecano.

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit tërë takimin duke dhënë kontribut të madh në fanellën e Rayo Vallecanos.

Në minutën e 30-të, Falcao brenda 16-shit godet me mjeshtri duke shënuan për fitoren e madhe. 

Në minutën e 72-të, Barcelona pati rastin më të mirë por Depay dështoi nga penalltia.

Pas javës së 11-të në Kampionatin e Spanjës, Rayo Vallecano zë pozitën e 5-të me 19 pikë dhe Barcelona është e nënta me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat