Momente dramatike, drejtori godet me thikë futbollistin për një qese miell!

Futboll

Momente dramatike, drejtori godet me thikë futbollistin për një qese miell!

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:47
Dramë në teshatore, drejtori godet me thikë futbollistin për një qese miell!

Një nga historitë më të çuditshme të futbollit vjen nga Brazili

Gazeta e famshme braziliane “Globo” zbulon se drejtori i klubit të ligës së ulët CDC Novo Aripuana ka goditur me thikë futbollistin e ekipit të tij për shkak të një qese me miell!

Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor në fshatin Olimpik në Manaus. Në sy të gjithë skuadrës, futbollisti Duran akuzoi drejtorin Douglas se i kishte vjedhur një qese me miell. Ka pasur një debat dhe më pas një përplasje fizike.

Në një moment është shfaqur drejtori me thikë në dorë, ka goditur me thikë futbollistin fatkeq, i cili për shkak të plagëve të marra është transportuar menjëherë në spital.

Fatmirësisht, tragjedia u shmang. Lëndimi nuk ishte rrezik për jetë dhe Duran po shërohet me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat