Agjenti i Lukakut: Manchester City dëshironte ta transferonte atë

Futboll

Agjenti i Lukakut: Manchester City dëshironte ta transferonte atë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:57
Federico Pastorelli

Agjenti i Romelu Lukaku Federico Pastorelli ka treguar që kampioni anglez Manchester City kishte provuar që ta transferonte yllin e Chelseat në vitin 2020.

Gjatë kësaj vere, Lukaku kompletoi transferimin e tij nga Interi te Chelsea për një shumë afro 116 milionë eurosh, duke u rikthyer në “Stamford Bridge” për një aventurë të dytë, pas dy vitesh të suksesshme me “Nerazzurët”, përcjell KosovaPress.

Para një viti ylli belg mund të ishte transferuar te një klub tjetër i Premier Ligës angleze, ku agjenti i tij Pastorello ka treguar që City kishte bërë një ofertë për ta transferuar klientin e tij gjatë sezonit 2020/21.

“Mendoj që mund ta them pa e nevrikosur ndonjë palë që Manchester City kishte bërë një ofertë para një viti. Gjatë pandemisë, ishte tejet e komplikuar sepse duhej që të fluturoje drejt vendeve të ndryshme për tu takuar me njerëz. Kishte filluar shumë seriozisht, por ata e ndryshuan idenë e tyre ose nuk ishin të gatshëm për ta transferuar”, tha Pastorello.

“Të them të drejtën, ishte e vështirë pas vitit të parë, mund të them e pamundur. Ai nuk e kishte fituar ligën me Interin dhe ai e donte atë gjë, dhe sigurisht që ishte e pamundur. Kështu që City u fokusua tani në verë te Harry Kane”, shtoi agjenti i Lukakut.

Që prej se u transferua nga Interi te Chelsea, Romelu Lukaku ka bërë 11 paraqitje për “Blutë” e Londrës duke regjistruar katër gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat