Holandezët të gatshëm për sfidat e fundit

Futboll

Holandezët të gatshëm për sfidat e fundit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:53
Holandezët të gatshëm për sfidat e fundit

Dy ndeshjet e fundit për kombëtaren holandeze do të jenë shumë të rëndësishme për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Ndaj Malit të Zi dhe Norvegjisë, portokallinjtë do të kenë një mundësi të artë për të siguruar një biletë në Katar. Mbrojtësi i kombëtares, Virxhil van Dajk, tha se ka ardhur momenti që holandezët të jenë sërish pjesë e Botërorit.

Ylli i Liverpulit nuk kurseu edhe lëvdatat për trajnerin Luis van Gal, për të cilin mendon se ishte njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën edhe në Botëror. “Ai është një trajner i madh për kombëtaret”, tha kapiteni.

“Ai është gjithashtu dhe një menaxher i mirë për lojtarët. Nuk dua të bëj polemika për trajnerët e tjerë pasi mendoj që të gjithë kanë kualitetet e tij, si Kuman dhe De Bur. Na presin dy ndeshje decizive ku mund të arrijmë diçka të rëndësishme.

Tifozët holandezë meritojnë të jenë në Botëror bashkë me ne për t’i dhënë bukuri atij kompeticioni. Momenti është me ne dhe mendoj që do të arrijmë të shkojmë në Botëror.

Mali i Zi është një kundërshtar i vështirë, por ne duam të marrim tri pikët me vete për të festuar më pas ndaj Norvegjisë kualifikimin”, tha qendërmbrojtësi i portokallinjve.

Në fund, Van Dajk foli dhe për mungesën e Halandit në ndeshjen me norvegjezët.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje tjetër pa të. Erling është një sumues i fortë që ta bën jetën shumë të vështirë në fushën e lojës. Është një humbje e madhe për ta.

U bëj thirrje tifozëve tanë që në ndeshjen me Norvegjinë të jenë të zhurmshëm për t’i bërë kundërshtarët që të kuptojnë se nuk do të kenë asnjë mundësi për të fituar ndaj nesh. Vetëm kështu mund të festojmë kualifikimin në fund të ndeshjes”, tha kapiteni i luanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat