Kjaer me fjalë të mëdha për Piolin

Futboll

Kjaer me fjalë të mëdha për Piolin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Kjaer dhe Pioli

Mbrojtësi danez ka vlerësuar lartë trajnerin e tij te Milani.

Simone Kjaer është grumbulluar me Kombëtaren e Danimarkës për sfidat e radhës.

Gjatë konferencës për shtyp ai ndër të tjera lavdoi edhe trajnerin Stefano Pioli duke thënë se ai është një trajner i shkëlqyer.

“Pioli është një trajner i shkëlqyer”.

“Në të njëjtën kohë, ai është një person fantastik që kujdeset për të gjithë lojtarët e tij”.

“Ai krijon një strukturë të nivelit të ekipit si brenda dhe jashtë fushës”, tha Kjaer.

Pioli është duke udhëhequr Milanin me mjaft sukses këtë edicion pasi mometalisht zënë vendin e dytë në Serie A me 32 pikë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat