Tre lojtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, me vlerën milionëshe   

Futboll

Tre lojtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, me vlerën milionëshe   

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Tre lojtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, me vlerën milionëshe   

Paraqitjet e mira të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, i japin një rast që përmes play-off-it të luftojnë për një vend në Kampionatin Botëror – “Katari 2022” në futboll.

“Rezultatet e mira kanë ngritur çmimin e përfaqësueses së Maqedonisë, e cila u ngjit në vendin e 59-të të ranglistës me vlerë totale prej 49.98 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’.

Futbollisti ‘më i vlefshëm’ është Elif Elmas, çmimi i të cilit është 17 milionë euro, para Enis Bardhit që vlen 12 milionë euro.

Shuma milionëshe është tejkaluar nga Ezgjan Alioski me 5 milionë euro, Stefan Ristovski me 2,5 milionë euro, Darko Velkovski me 2 milionë euro, Stole Dimitrievski me 1,5 milionë euro, Visar Musliu me 1,4 milionë euro dhe Darko Çurlinov me vlerë një milionë euro”, shkruan mes të tjera media maqedone “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat