Liverpooli shfryhet në Southamptonin e Brojës! Van Dijk me supergol

Futboll

Liverpooli shfryhet në Southamptonin e Brojës! Van Dijk me supergol

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:51
Liverpooli shfryhet në Southamptonin e Brojës! Van Dijk me supergol

Liverpooli shfryhet me rezultat 4:0 ndaj Southamptonit, në ndeshjen e javës së 13-të të Premier League. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, me Southamptonin nuk i rezistuan ekipit të "Reds-ave". 

Gjithçka u vulos në 45 minutat e parë, kur u shënuan tre gola përmes futbollistëve Jota në minutën e 2-të e 32-të dhe Thiago (37'). 

Van Dijk në minutën e 52-të shënon gol të bukur nga rreth 20 metra në këndin e epërm të majtë, thellon fitoren në 4:0. 

Chelsea kryeson me 29 pikë por ka një ndeshje me pak e një pikë më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë. Southampton zë vendin e 14-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat