Vendim i befasishëm

Futboll

Vendim i befasishëm

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Vendim i befasishëm

Ricky Alvarez ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Ish-lojtari i Interit dhe Sampdorias, është detyruar të marrë vendimin e dhimbshëm.

Dëmtimet e shumta e kanë lodhur mesfushorin ofensiv, i cili ia ka dalë të veshë 9 herë fanellën e kombëtares argjentinase, duke gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

Lojtari nga Buenos Aires është pjesë e Velez Sarsfield prej janarit të vitit 2020 dhe javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e fundit si profesionist sipas raportimeve të Tyc Sports.

Velez pret në shtëpi Patronaton më 4 dhjetor dhe shkallët e stadiumit “Estadio Jose Amalfitani” do të mbushen plot për të nderuar e përshëndetur për herë të fundit Ricky Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat