Mourinho ofendon gazetarin

Futboll

Mourinho ofendon gazetarin

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Mourinho ofendon gazetarin

Trajneri i Romës, Jose Mourinho duket se nuk e ka përjetuar mirë disfatën e fundit në kampionat ndaj Inter me rezultatin 0-3.

Në komentet e zakonshme pas ndeshjes, luzitani nuk ka pranuar t’i bëhen pyetje nga gazetarët, ndërsa ka qëndruar vetëm për të folur atë çfarë ai kishte lidhur me sfidën.

Mirëpo, luzitani i cili njihet për marrëdhëniet e komplikuara me gazetarët, nuk ka mundur ta mbajë gojën dhe në një moment i është kthyer njërit prej tyre me një gjuhë jo etike.

“Puna juaj është më e lehtë se e jona, prandaj ne trajnerët fitojmë më shumë para se ju”, i tha Mourinho gazetarit i bezdisur nga fakti se ky i fundit kërkoi t’i bënte një pyetje.

Sakaq, luzitani në vazhdim pranoi se Inter ishte më i fortë se ekipi i tij, ndërsa vuri theksin se Roma vuajti mungesat e lojtarëve titullarë si Abraham, Pellegrini apo edhe El Shaarawy, ndërsa shtoi se zikaltërit janë më përpara edhe në organizim teksa për këtë mjafton fakti që sezonin e kaluar ata e mbyllën kampionatin me 29 pikë më shumë se kryeqytetasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat