Turpi i futbollit, kështu bie goli

Futboll

Turpi i futbollit, kështu bie goli

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Turpi i futbollit, kështu bie goli

Të krisur apo jo! Një ndeshje e turpit në Ligën e dytë të Kolumbisë në futboll.

Ajo që ndodhi dje në Primera B të Ligën kolumbiane, shkakton vëmendje të madhe në mbarë botën.

Është një ndeshje mes Llaneros dhe Union Magdalena-s, e cila përfundoi me fitoren me rezultat 2:1 për mysafirët, por mënyra se si Unioni arriti këtë fitore për të shkuar në play-off dhe për të kërkuar elitën, kjo është turp si bie goli në fund.

Llaneros kaloi në epërsi në minutën e 81-të me golin e Echeverrit dhe pasoi kthesa në minutat shtesë 90+5’ e 90+6’. Fillimisht futbollisti Gonzalez barazoi dhe më pas Segura shënoi golin e fitores, me reagime të buta e të çuditshme nga mbrojtja kundërshtare. Turpi i madh.

Goli shihet edhe në video, ndaj do të jetë interesante të shihet nëse pas gjithë kësaj, kjo ndeshje do të ketë  “pjesën e tretë” në tavolinë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat