Superliga e Shqipërisë, spikat ndeshja mes Dinamos dhe Teutës

Futboll

Superliga e Shqipërisë, spikat ndeshja mes Dinamos dhe Teutës

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:53
Superliga e Shqipërisë, spikat ndeshja mes Dinamos dhe Teutës

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 12 të sezonit 2021/22.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen nga ora 16:45, ku skuadra e Dinamos pret në shtëpi kampionin aktual Teutën.

Krahas ndeshjes mes Dinamos dhe Teutës do të zhvillohet edhe përballja e fundit për sot, ku në stadiumin “Air Albania” skuadra e Tiranës zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës me formën më të dobët në këtë sezon, Kastriotit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

16:45 Dinamo – Teuta (Stadiumi Selman Stërmasi)

16:45 Tirana – Kastrioti (Stadiumi Air Albania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat