Kjo është ndeshja që do ta referojë Nuza në Conference League!

Futboll

Kjo është ndeshja që do ta referojë Nuza në Conference League!

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Kjo është ndeshja që do ta referojë Nuza në Conference League!

Gjyqtarët e Kosovës çdo ditë e më shumë janë duke avancuar në arenën ndërkombëtare.

Tashmë, për herë të parë një gjyqtar nga Kosova do të referojë në UEFA Europa Conference League.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e mirënjohur, Genc Nuza.

Gazeta ‘Sheshi’ ka mësuar  se ndeshjen që do ta gjykoj Nuza është AC Omonia – Kairat në kuadër të ‘Grupit H’.

Ky ballafaqim do të zhvillohet me 9 dhjetor me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Neo GPS Stadium’ të Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat