Amir Rrahmani me Napolin janë në presion të Milanit.
Shumë mungesa që mund të ndikojnë te spektakli i Milan-Napoli që do të luhet nesër mbrëma në 20:45.
Katër titullarë kuqezinj nuk do të luajnë, teksa edhe Napoli ka një buletin lufte me 80 për qind të mesfushë në kushte kritike.
Në këto rrethana, jemi munduar të analizojmë sfidën e “San Siro”-s me “të mbijetuarit” e situatës.
Amir Rrahmani duhet të bëjë liderin në mungesë të Kulibalisë, ndërkohë që Manolas dje ka pozuar për Olimpiakosin.
Rrahmani me Huan Zhesusin nuk janë një dyshe e kolauduar e problemet shtohen nëse në llogari përfshijmë edhe mbrojtësin e krahut Mario Rui që gjithashtu ka probleme fizike.