Prishtina ndanë rrugët me sulmuesin

Futboll

Prishtina ndanë rrugët me sulmuesin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:30
Prishtina ndanë rrugët me sulmuesin

Olti Mehmeti nuk do të jetë më pjesë e FC Prishtinës.

Klubi ka njoftuar se është ndërprerë kontrata me sulmuesin, me marrëveshje të dyanshme.

19-vjeçari në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

Postimi i plotë nga FC Prishtina: 

Faleminderit Olti!

FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.

Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat