KF Besa në bisedime me një trajner të njohur!

Futboll

KF Besa në bisedime me një trajner të njohur!

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 22:11
KF Besa në bisedime me një trajner të njohur!

Sezonin vjeshtor në ligën e dytë-grupi i Perëndinit, KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit e mbylli me një seri negative të rezultateve.

Në 15 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 13 pikë (3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje), duke u renditur në vendin e parafundit. Veleshta e vendit të tetë i ikë vetëm një pikë, kurse ndaj Ohrid-it të vendit të shtatë ngecin dy pikë, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Rezultatet e dobëta kanë shtyrë pronarin e klubit Muhamed Tahiri-Haxhiu që të kthehet nga Zvicra për të kthyer në binarë klubin e tij. E pas largimit të trajnerit Bujar Islami dhe më herët të Mensur Jakupi, Muhamed Tahiri-Haxhiu është vënë në kërkim të një trajneri të njohur, me reputacion dhe me përvojë, i cili do të shpëtonte Besën nga më e keqja-rënia nga kategoria e dytë.

Burime të gazetarit Reshat Ibraimi bëjnë me dije se Muhamed Tahiri-Haxhiu është në bisedime me Xhengis Rexhepin. Ky i fundit ishte ndihmëstrajner i Maqedonisë së Veriut me të cilën morën pjesë në Euro 2020, ndërsa ka qenë edhe trajner i disa skuadrave të njohura në vend dhe Superligën e Kosovës.

Të njëjtat burime tregojnë se në takimin mes Tahirit dhe Rexhepit, ky i fundit ka kërkuar disa përforcime cilësore, pasi është i vetëdijshëm se e pret një sezon shumë i vështirë, ku secila ndeshje do të ishte finale.

Te KF Besa cështjet finaciare nuk kanë qenë dhe nuk janë problem. Klubi në aspektin ekonomik qëndron shumë mirë, madje në takimin që ka pasur pronari Muhamed Tahir-Haxhiu dhe trajneri Xhengis Rexhepi është biseduar për një projektë afat gjatë dhe se qëllimi është Liga e parë.

Deri në fund të javës do të mësohet nëse trajneri Rexhepi do të marrë “timonin” e KF Besa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat