​Agjenti i Dembeles i ashpër me Barçën: Po kërcënoni lojtarin dhe me mua kështu nuk shkon

Futboll

​Agjenti i Dembeles i ashpër me Barçën: Po kërcënoni lojtarin dhe me mua kështu nuk shkon

Më: 18 janar 2022 Në ora: 21:54
Ousmane Dembele

Barcelona duket se është futur në telashe serioze me sulmuesin Ousmane Dembele.

Lojtari vazhdon të jetë i papërcaktuar nëse të ardhmen e tij do të vazhdojë me Barcelonën apo do të transferohet te ndonjë skuadër tjetër, transmeton KosovaPress.

Në lidhje me situatën e krijuar, së fundi ka folur agjenti i sulmuesit frances Sissoko i cili ka bërë të ditur se gjiganti katalanas po i bën presion të madh lojtarit për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Barça po e humb Dembelen vetë. Ata nuk mund të përdorin kërcënimin se Dembele do të kalojë gjashtë muaj pa luajtur nëse ai nuk rinovon tani”, tha ai për “RMC.Sport”.

“Është një lloj presioni që nuk funksionon kundër njerëzve si ne dhe unë”, përfundoi Sissoko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat