Pioli mendjen e ka të sfidat e mëdha

Futboll

Pioli mendjen e ka të sfidat e mëdha

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:39
Pioli mendjen e ka të sfidat e mëdha

“Gazzetta dello Sport”, në edicionin e saj të sotëm i kushton një hapësirë ​​Milanit, në të cilin analizon zgjidhjet e mundshme të Stefano Piolit për dy supersfidat e radhës, ndaj Juventusit dhe Interit.

Ndërkohë, trajneri i kuqezinjve i tha skuadrës se në këto dy ndeshje do të nevojiten paraqitje të jashtëzakonshme, më e mira e të gjithë lojtarëve.

Mbi të gjitha ai po mendon për një risi nga pikëpamja taktike, pikërisht përdorimin e Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivier Giroud së bashku në sulm

Ai beson te përvoja, liderishipi dhe prania e të dyve në zonën e penalltisë. Ajo që deri tani ka mbetur sugjerim për “Djallin” mund të bëhet zgjidhje.

Ndoshta jo që në minutën e parë, por as kur gjërat shkojnë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat