Hernandez: Jam rritur duke parë Paolo Maldinin

Futboll

Hernandez: Jam rritur duke parë Paolo Maldinin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:30
Hernandez: Jam rritur duke parë Paolo Maldinin

Theo Hernandez është rritur shumë te Milani dhe kjo është e dukshme. Mbrojtësi i majtë, autor edhe i 17 golave, ka dhënë një intervistë për “The Athletic”.

“Jam rritur duke parë Paolo Maldinin. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, që kur u takuam për herë të parë në Ibiza ai i ka vendosur gjërat në rrugën e duhur.

Gjithmonë më thoshte se isha një lojtar shumë i rëndësishëm, shumë i mirë, por që duhet të punoja shumë çdo ditë. Falë tij jam lojtari që jam sot. Flas me të çdo herë që vjen për të na parë në stërvitje. Është një nder të kemi Maldinin këtu më ne, mbrojtësin më të mirë në botë”.

“Trajneri? Kam pasur shumë trajnerë të mirë, por mendoj se ai që ndryshoi jetën si futbollist dhe njeri ishte Pioli. Që në momentin e parë që erdha më dha besimin që kisha nevojë për të marrë më shumë nga loja ime. Jam shumë i lumtur këtu falë tij.

“Ndihem më i lirë kur pres në mesfushë, ka më shumë hapësirë. Te Reali më mungonte vetëbesimi për të luajtur më lirshëm dhe për të ecur përpara, por te Milani e kam. Mund të lidhem më mirë me sulmuesit. Më pëlqen shumë të sulmoj, të luaj lirshëm, të shënoj dhe të jap asiste”.

“Leao? Kuptohem shumë mirë me të. Leao luan ndryshe nga të tjerët, përballet me lojtarët kokë më kokë dhe kjo më krijon më shumë hapësirë që kundërshtarët mos të më ndjekin.

Në ditët e sotme futbolli po ndryshon dhe mbrojtësit duhet të shkojnë shumë përpara. Më pëlqen ta ndihmoj ekipin edhe me gola e asiste. Kur ndodh jam shumë i lumtur. Gjithsesi e rëndësishme është që ekipi të jetë i kënaqur me mua dhe të fitojmë ndeshjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat