Strategjia e Barcelonës për Dembelen

Futboll

Strategjia e Barcelonës për Dembelen

Më: 21 janar 2022 Në ora: 23:41
Dembele

Fundi i partneritetit Barcelona-Dembele është afër, por ai mund të kushtojë shtrenjtë në fund 

Barcelona mund të futet në kosto të mëdha financiare me mosmarrëveshjet e fundit me Ousmane Dembele që nuk pritet të largohet së shpejti. 

Manovra që Barcelona po përpiqet të bëjë, sipas burimeve ligjore që i ka konsultuar Marca, është jashtëzakonisht e pazakontë dhe mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit. 

Nuk është hera e parë që klubi përpiqet që të detyrojë një futbollist të largohet nëse ata nuk dëshirojnë që t’ia rinovojnë kontratën. Është e zakonshme, por zakonisht bëhen privatisht. 

E pazakontë është se Barcelona e ka bërë të qartë me shkrim dhe e kanë bërë publike, duke shkuar në një pikë ku Alemany ka theksuar se Dembele duhet të largohet nga klubi. 

Në cilën mënyrë Dembele mund ta dërgojë klubin në gjyq 

Neni 50-të i Statutit të Punëtorëve i garanton punëtorit të drejtën për shkëputje të kontratës me punëdhënësin në rast të shkeljes së rënd nga punëdhënësi, me të drejtën që korrespondon me kompensim për largimin e padrejtë dhe përfitimi si i pa punë, nëse ata kanë kontribuuar për të. 

Është diçka që Dembele mund ta përdorë nëse Barcelona vazhdon me këtë strategji gjatë janarit, me afatin e transferëve të hapur dhe përpjekjet e tyre që ta largojnë atë nga skuadra. 

Kjo do ta detyron Barcelonën që të paguajë një shumë të madhe parash të Dembele, duke e bërë kështu situatën e tyre financiare edhe më të keqe. 

Çështja Dembele do të zgjasë në gjykatë 

Nëse avokatët nuk mund të gjejnë një zgjidhje, pastaj ky rast do të shkojë në gjykatë e cila do të shkon gjatë. 

Barcelona beson se ata nuk kanë bërë asgjë keq dhe që Dembele ende është nën kontratë dhe ai nuk ka mbetur i bllokuar, e cila gjë do të thotë që Statusi i Punëtorit nuk do të aplikohet. 

Gjiganti katalunas e ka bërë këtë më parë me Ilaix Moriba, i cili u detyrua të largohej dhe tani luan për RB Leipzig në Gjermani.

Agjenti i Dembeles nuk frikësohet 

Apeli i madh i Barcelonës nuk i ka dëmtuar aspiratat e Dembeles apo agjentit të tij, Moussa Sissoko. 

Letra e Dembeles për këtë çështje e tregon këtë ku ai e akuzon klubin për shantazh dhe ata janë gati t’i dërgojnë gjërat më larg se sa duhet. 

Agjenti i Dembeles insiston që oferta që Barcelona ka prezantuar nuk korrespondon me pretendimet e sulmuesit anësor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat