Ajax pranë firmës me mesfushorin e Juves

Futboll

Ajax pranë firmës me mesfushorin e Juves

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:42
Ajax pranë firmës me mesfushorin e Juves

I transferuar te Juventusi me parametra zero dhe i huazuar më pas te Sampdoria, Mohamed Ihattaren u largua në mënyrë të çuditshme drejt Holandës, pasi nuk ndihej mirë në Itali.

Rasti i tij bëri bujë, pasi futbollisti u largua pa lejen e klubeve dhe shkaktoi jo pak debat edhe me menaxherin Mino Raiola, megjithatë duket se tashmë te Juventusi janë dorëzuar dhe janë gati t’i prishin kontratën.

Ndërkohë për shërbimet e Ihattaren është vënë në lëvizje klubi i Ajaxit, që është shumë pranë firmës me të, ndonëse trajneri i “harkëtarëve”, Eric Ten Haag refuzoi të komentojë ecurinë e negociatave mes palëve.

“Ihattaren është futbollist shumë i mirë, por në kohë merkatoje dalin shumë emra dhe unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë që nuk është bërë plotësisht pjesë e Ajaxit. Nëse Mohamed do të firmosë me ne, atëherë mund të flasim për të sa të doni”, deklaroi Teh Haag, duke nënkuptuar se mes palëve kanë nisur negociatat tashmë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat