Nga trajner klubi në trajner kombëtareje?

Futboll

Nga trajner klubi në trajner kombëtareje?

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:28
Guardiola

Nga trajner klubi në trajner kombëtareje.

E ardhmja e Pep Guardiola mund të jetë në drejtim të një kombëtareje, një dëshirë që trajneri i Manchester City nuk e ka mohuar kurrë.

Një ëndërr që dukej e largët, por që mund të jetë më afër nga sa mendihej.

Në Angli kanë filluar zërat në lidhje me të ardhmen e trajnerit spanjoll.

Sipas The Sun, Guardiola mund të bëhet trajneri i Holandës pas 18 muajsh, ose më saktë kur të ketë përfunduar kontrata e tij me Manchester.

Vëllai i tij Pere duket se ka nisur të punojë me agjencinë holandeze SEG dhe kjo mund të jetë, në të ardhmen, një “ndihmë” që Pep të bëhet trajner i Tulipanëve.

Në fakt, pas Botërorit në Katar, mandati i Louis van Gaal duhet të përfundojë dhe kjo do të linte hapësirë për një trajner të ri.

Të shohim se çfarë do të ndodhë. E sigurt është se Guardiola trajner i një kombëtareje nuk është më një gjë edhe aq e pamundur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat