Pas largimit të Martial, Manchester United gati “të humbë”

Futboll

Pas largimit të Martial, Manchester United gati “të humbë”

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:56
Pas largimit të Martial, Manchester United gati “të humbë”

Manchester United vazhdon të jetë shumë aktiv në merkaton në dalje. Pasi lejoi huazimin e Anthony Martial te Sevilla, klubi i famshëm anglez është në bisedime edhe për largimin e Jesse Lingard dhe Donny van de Beek.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë negociatat me Newcastle për huazimin e sulmuesit anglez, për të cilin “Magpies” duhet të paguajnë një tarifë (për huazimin) dhe pagën e lojtarit prej 100 mijë stërlinash në javë.

Dy klubet mendohet se janë disi larg në qëndrime, por gjashtët e ardhshme mund të mjaftojnë për t’u afruar dhe gjetur gjuhën e përbashkët.

29-vjeçari anglez ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar këtë sezon nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe Rangnick. Ai synon të marrë ftesë nga Gareth Southgate përpara Kupës së Botës të këtij viti, ndaj kërkon të luajë në vazhdimësi. Lingard dëshiron të bashkohet me Newcastle, pasi ka shijuar një periudhë të suksesshme huazimi tek West Ham vitin e kaluar.

Lingard do t’i japë fund një bashkëpunimi 21-vjeçar me Manchester United në verë, kur ai të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë.

Ndërkohë, Crystal Palace interesuar të nënshkruajë me holandezin Van de Beek, një tjetër lojtar me rëndësi periferike te “Djajtë e Kuq”, të paktën për momentin.

United bllokoi lëvizjen e mundshme të holandezit në formë huazimi tek Evertoni verën e kaluar, por klubi mund të jetë më i hapur për ofertat tani, me Valencian që thuhet se është një tjetër opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat