Trajneri i ri i Evertonit, Rooney: Refuzova ofertën e klubit

Futboll

Trajneri i ri i Evertonit, Rooney: Refuzova ofertën e klubit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:15
Trajneri i ri i Evertonit, Rooney: Refuzova ofertën e klubit

Drejtuesit e Evertonit shkarkuan nga posti i trajnerit Rafa Benitez më 16 janar. Rezultatet e dobëta sollën fundin e parakohëshëm të aventurës së spanjollit me klubin nga Liverpuli.

Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Evertonit. Njëri prej tyre është Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm anglez, i cili është trajner i Derby County në Championship.

36-vjeçari shpërtheu si futbollist tek Evertoni, me klubin dhe tifozët ka një lidhje të veçantë, por ai ka refuzuar ofertën e drejtuesve të klubit.

“Everton kontaktoi agjentin tim duke kërkuar një takim për pozicionin vakant si trajner i klubit. Ishte një vendim i vështirë, por unë refuzova. Jam i sigurt që do të stërvis në Premier League, ndihem 100% gati.

Nëse do të ndodhë si trajner i Evertonit, edhe më mirë. Por, për momentin jam i fokusuar te Derby, kam një punë të rëndësishme për të përfunduar”, deklaroi Rooney, nën kontratë me Derbyn deri në 2023.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat