Ultrasit e Interit të pakënaqur me sasinë e biletave në derbi

Futboll

Ultrasit e Interit të pakënaqur me sasinë e biletave në derbi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:35
Ultrasit e Interit të pakënaqur me sasinë e biletave në derbi

Derbi Inter-Milan që do të luhet në datën 5 shkurt, solli disa pakënaqësi për ultrasit e tifozerisë zikaltër, ‘Curva Nord’.

‘CN69’ ishin të pakënaqur pasi sasia e biletave të vëna në dispozicion për ultrasit ishte më e pakët se herët e tjera. Kjo i revoltoi ultrasit pasi një pjesë e mirë e tyre nuk do të mund të ishin në dispozicion.

Ata njoftuan në rrjete sociale se kjo ishte një padrejtësi që po u bëhej dhe ‘kërcënuan’ me bojkot të ndeshjes. Ata njoftuan se nuk do të merrnin me vete pankarta në mbështetje të klubit, nuk do të bënin koreografi përpara ndeshjes e as nuk do të këndonin.

Por për këtë situatë reagoi ish-kapiteni dhe legjenda e ekipit, Javier Zanetti. Zanetti njoftoi se sasia e biletave për këtë sektor është shtuar në sasi.

Gjithashtu legjenda zikaltër u drejtua me një mesazh ndaj ultrasve duke i thënë:

“Djema, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të lejmë pas gjithçka dhe duhet të mbështesim ekipin tonë të zemrës duke i qëndruar pranë gjithmonë. Gjithmonë Forza Inter !”

Pas këtij mesazhi, ‘Curva Nord’ reagoi duke thënë se do të jenë të pranishëm në stadium do të bëjnë tifo si gjithmonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat