Cikalleshi mbetet edhe për shumë vite në Konyaspor

Futboll

Cikalleshi mbetet edhe për shumë vite në Konyaspor

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Cikalleshi mbetet edhe për shumë vite në Konyaspor

Futbollisti i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Konyaspor deri në vitin 2024.

Bomberit shqiptar i skadonte kontrata në fund të sezonit, por klubi turk nuk ka dashur që të humbasë një element me vlera, prandaj i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e një familje të madhe si Konyaspori.

Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin që ndikuan në rinovimin e kontratës. Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë. Kemi bërë një sezon të mirë dhe kjo nuk është rastësi.

Jemi një skuadër e bashkuar. Duhet të punojmë shumë dhe jam i sigurtë se do të përfundojmë sezonin në një pozicion shumë të mirë. Kemi një ndeshje të rëndësishme nesër dhe shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat