Sylejmani debuton me gol

Futboll

Sylejmani debuton me gol

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:03
Sylejmani debuton me gol

Ingolstad e ka nisur në mënyrën më të mirë pas pauzës së shkurtër dy javore, duke fituar ndaj Nurnberg me rezultat 5-0 si msyafir.

Klubi gjerman që po lufton për mbijetesë këtë vit, ka afruar në afatin kalimtar të janarit dy shqiptarë.

Mbrojtësi Visar Musliu dhe sulmuesi Valmir Sylejmani ka nënshkruar për kuqezinjtë në janar.

Musliu e nisi nga minuta e parë duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Sylejmani u fut në lojë në pjesën e dytë, por që arriti të lërë shënjë e tij.

Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 71-të, ndërsa pas nëntë minutash arriti të shënojë për 5-0.

Duket se ardhja e dyshes shqiptare i ka dhënë krahë Ingolstadit që vazhdon të mbetet në vendin e fundit në renditje me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat