Portieri veteran vendos një rekord të ri personal

Futboll

Portieri veteran vendos një rekord të ri personal

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 19:21
Portieri veteran vendos një rekord të ri personal

Xhanluigji Bufon nuk ka thënë ende mjaft. 44 vjeçari vazhdon ende të luajë, edhe pse jo më në nivele të larta siç bënte dikur. Italiani aktivizohet me Parmën, ku në ndeshjen e fundit vendosi një rekord.

Ndeshja kundër Beneventos përfundoi 0-0, një rezultat që nuk e kënaq Parmën, por që vendosi Bufonin në histori. Ai arriti në shifrën e 500 ndeshjeve pa pësuar gol.

Përkatësisht i bie 322 me Juventusin, 92 me Parmën, 9 me PSG-në dhe 77 me kombëtaren e Italisë.

Bufon nuk di të ndalet dhe pasioni i tij për të qenë protagonist nuk është shuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat