Shqiptari shënon, Southampton fiton me përmbysje ndaj Tottenham-it

Futboll

Shqiptari shënon, Southampton fiton me përmbysje ndaj Tottenham-it

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:39
Shqiptari shënon, Southampton fiton me përmbysje ndaj Tottenham-it

Futbollisti shqiptar, Armando Broja,  me Southampton-in kthehen me tre pikë nga Londra. Tottenham zhgënjen dhe mposhtet me përmbysje me rezultat 3:2 nga Southampton-in, në ndeshjen e javës së 24-të të Premier League në futboll. 

Ndeshje e fortë dhe e paqartë deri në fund. Në minutën e 18-të, Bednarek ka shënuar autogol për 1:0 n[ favor të spursave.

Nuk vonoi as pesë minuta (23') Broja nga afërsia barazon rezultatin 1:1. 

Pjesa e dytë dramë në vete. Son Heung-Min në minutën e 70-të kalon në epërsi Tottenhamin, por mysafirët prapë barazuan (2:2). Autor i golit Elyounoussi në minutën e 80-të.  

Çmenduri në Londër, në minutën e 82-të, Adam shënon për fitoren e  Southampton-it.

Tottenham është në vend të shtatë me 36 pikë e Southampton i dhjeti me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat