Real Madrid në avantazh për nënshkrimin e Haalandit

Futboll

Real Madrid në avantazh për nënshkrimin e Haalandit

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Erling Haaland

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një nga futbollistët më premtues në botë. Gjatë secilit afat kalimtar, shumë klube evropiane janë të lidhura me transferimin e talentit norvegjez.

Tani, raportohet se Real Madridi mund të ketë përfituar avantazh në betejën për nënshkrimin e Haalandit.

Sipas Daily Star, Florentino Perez dëshiron të transferojë dy yjet e futbollit, Mbappen dhe Haalandin, duke e formuar kështu një epokë të re të Galaktikëve.

Një takim sekret mund t’i ketë dhënë avantazhin Real Madridit. Sipas MARCA-s, Adidas dëshiron të nënshkruajë kontratë me Haalandin. Kompania gjermane dëshiron të bëhet sponzor i tij, teksa kontrata me Nike i skadon këtë verë.

Adidas u përpoq të joshë Haaland duke organizuar një takim privat me të dhe ambasadorin e markës, Zinedine Zidane. Vendimi i Adidas për t’u takuar me Haaland, me Zidane të pranishëm, ka nxitur spekulimet për një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.

Kompania gjermane është prodhuesi i fanellave të Real Madridit, me klubin spanjoll që është një nga asetet më të rëndësishme të sponsorizimit të tyre. Zinedine Zidane gjithashtu mund të ketë rritur shanset e Real Madridit, pasi mund të ndikojë sado pak në vendimin përfundimtar të Haalandit. 

Rivali i madh i Real Madridit, Barcelona është gjithashtu e interesuar për nënshkrimin e Haalandit, por ka probleme të mëdha financiare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat