Ja formacionet e mundshme të Manchester United e Atletico Madrid

Futboll

Ja formacionet e mundshme të Manchester United e Atletico Madrid

Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:56
Ja formacionet e mundshme të Manchester United e Atletico Madrid

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes gjigandit anglez Manchester United dhe kampionit spanjoll Atletico Madrid, e vlefshme kjo për ndeshje e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të dy skuadrat barazuan me rezultat 1:1, përmes golave të Felix dhe Elanga.

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Manchester United e mposhti me rezultat 3:2 skuadrën e Tottenham, kurse Atletico Madridi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Cadizit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood dhe McTominay, kurse te Atletico do të mungojnë Cunha, Lemar, Vrsaljko dhe Wass.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Telles; Fred, Matic; Sancho, Fernandes, Pogba; Ronaldo

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; Llorente, De Paul, Koke, Herrera, Lodi; Joao Felix, Correa

21:00 Manchester United – Atletico Madrid (Stadiumi Old Trafford)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat