Dy qendërmbrojtësit që Ferdinand do t’i transferonte te Manchester United

Futboll

Dy qendërmbrojtësit që Ferdinand do t’i transferonte te Manchester United

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:42
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand thotë se Marquinhos i PSG-së dhe Ronald Araujo i Barcelonës do të ishin dy nënshkrimet për të përmirësuar Manchester United.

Skuadra e Ralf Rangnick është dukur e paqëndrueshme në prapavijë për shumicën e sezonit dhe ka pranuar tashmë 40 gola në Premierligë deri më tani këtë sezon.

Kapiteni i United, Harry Maguire është kritikuar për paraqitjet këtë sezon, ndërsa Raphael Varane ka nisur vetëm 15 ndeshje në Premierligë deri më tani për shkak të lëndimit.

United është lidhur me një lëvizje për Araujo, i cili është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Dhe Ferdinand ka zgjedhur 23-vjeçarin si nënshkrim për të përforcuar vijën e pasme të United.

Kur u pyet për të përmendur dy nënshkrimet që do të bënte për të përmirësuar mbrojtjen e United, Ferdinand i tha “Vibe with Five”:

“Unë do të nënshkruaja me Marquinhos. Dhe me uruguaianin te Barcelona (Araujo)”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man Unitedin e pret një sfidë jo e vështirë kundër Atletico Madridit, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat