Torcida nga Mitrovica feston 38-vjetorin e themelimit

Futboll

Torcida nga Mitrovica feston 38-vjetorin e themelimit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:38
Torcida nga Mitrovica feston 38-vjetorin e themelimit

Tifo grupi nga qyteti i Mitrovicës, “Torcida” feston sot 38-vjetorin e themelimit.

“Torcidat” janë njëri prej tifozerive më të mëdha kosovare, që tani e 38 vite gjendet në shkallët e stadiumeve dhe palestrave.

Njoftimin për 38-vjetorin e themelimit e bënë vet grupi mitrovicas, teksa kërkuan unifikim të të gjitha gjeneratave.

“Çdo sakrificë për ty i’a vlen! Urime 38 vjetori të gjithë anëtarëve të Torcidës, atyre të mëhershëm, të sotëm dhe atyre që do vijnë.

Sakrifica e te gjitheve e mundesoj qe t’vazhdojme t’i dominojm tribinat. Më shumë se kurre na duhet unifikimi dhe bashkimi i të gjitha gjeneratave”, shkruan në Facebook tifo grupi mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat