Maqedonia e Veriut niset drejt Portos

Futboll

Maqedonia e Veriut niset drejt Portos

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:10
Maqedonia e Veriut niset drejt Portos

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll përmes linjes çarter u nis drejt Portos, ku e pret përballja finale e play off-it të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, kundër Portugalisë, shkruan Alsat. Lajmi i mirë për trajnerin Milevski është fakti se ska mungesa dhe se të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Arbitër fatlum për Maqedoninë Lajm tjetër , ndoshta edhe pozitiv për Maqedoninë është se arbitri Entoni Tejlor do të drejtojë sfidën në stadiumin “Dragao” në Porto.

I njëjti drejtoi sfidën finale të Ligës së Kombeve, në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, e cila u mbyll me fitore minimale 0-1 të Maqedonisë me golin e Pandevit.

Përballja në mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Dragao” në Porto, në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat