Dikur shihej vetëm me Kombëtaren Shqiptare…

Futboll

Dikur shihej vetëm me Kombëtaren Shqiptare…

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:14
Dikur shihej vetëm me Kombëtaren Shqiptare…

Media spanjolle “Tinta Amarrilla” ka prekur mënyrën sesi Armando Sadiku feston golat me Las Palmas. Sulmuesi shqiptar ka kaluar një periudhë shumë të gjatë dhe të vështirë pa gjetur rrjetën, aq sa dukej si një lojtar që kishte mbyllur karrierën për tifozët shqiptarë.

Por në dy ndeshjet e fundit ka realizuar tre gola, kaq është edhe numri në total i realizimeve të tij në kampionat. “Tinta Amarrila” ka prekur mënyrën sesi Sadiku ka festuar golat e tij.

“Sadiku la shenja për diçka tjetër. Pasioni, madje edhe inati, me të cilin ai ka festuar golat ndaj Real Valladolid dhe CD Leganés, tradhtojnë kornizat e zakonishme të tij.

E aq më tepër kur pas dy ndeshjeve ai ka refuzuar të flasë për këtë para mediave të autorizuara të vetë klubit, të cilët e ftuan shqiptarin të shpjegojë ndjenjat e tij. Sadiku hesht, nuk ka dashur të flasë. Por gjestet shprehëse me të cilat ai feston sukseset e tij në UD Las Palmas kanë një plus”, shkruhet nga ana e medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat