Tërheq jo pak vëmendjen e klubeve europiane

Futboll

Tërheq jo pak vëmendjen e klubeve europiane

Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:58
Tërheq jo pak vëmendjen e klubeve europiane

Darvin Nunjez ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve europiane, aq më tepër pas golit që i shënoi Liverpulit të martën në mbrëmje.

Edhe pse Benfika e tij humbi, sulmuesi 22-vjeçar ka fituar adhurues të shumtë, të cilët edhe pse klubi portugez ka refuzuar t’i zbulojë, ka qenë vetë agjenti i tij ai që e ka bërë.

Siç raporton portugezja “A Bola”, lista e atyre që kanë shfaqur interes në drejtim të Benfikës për sulmuesin është e gjatë dhe nis që nga Barcelona dhe ekipet e Mançesterit deri tek italianet.

Milani dhe Interi kanë qenë emrat e tjerë të zbuluar nga agjenti i vetë futbollistit, që janë vënë në ndjekje të uruguaianit, duke kërkuar informacion për gjendjen e kontratës së Nunjezit dhe mundësinë që të lërë Portugalinë.

Kontrata që i skadon në 2025 dhe klauzola prej 150 milionë eurosh e bëjnë një objektiv të vështirë, por Nunjez duket i vendosur të lërë Benfikën, pas shpërblimit që mund t’i sigurojë një klub të madh europian dhe një kampionat më prestigjioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat