Fundjava e ligave evropiane – Luajnë Manchester United, Chelsea, Arsenal, Inter, Bayern dhe Real Madrid

Futboll

Fundjava e ligave evropiane – Luajnë Manchester United, Chelsea, Arsenal, Inter, Bayern dhe Real Madrid

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Fundjava e futbollit evropian vijon sot me disa ndeshje interesante.

Skuadra si Manchester United, Chelsea, Arsenal, Inter e Real Madrid do të luajnë sot për të vazhduar rrugën drejt objektivave të tyre respektive.

Më fillim nga ora 13:30 “Djajtë e Kuq” do të sfidohen nga Evertoni që njëkohësisht është edhe kryendeshja e ditës së sotme.

Për skuadrën e Rangnick është me rëndësi jetike fitorja në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për top4, ndërsa Evertoni këtë sezon synon që të përfundojë sa më lartë në tabelë, marrë parasysh ecurinë aspak të mirë të tyre në këtë edicion.

E skuadra rivale e Manchester United, Arsenal, e pret në shtëpi Brightonin në një ndeshje e cila mund të shërbëjë si një pikë kthese për “topçinjtë” në rrugën drejt fitoreve pas humbjes ndaj Crystal Palace të hënën.

Chelsea në anën tjetër ka punë me Southamptonin dhe i duhet patjetër trepikëshi për ta mbajtur të sigurt pozitën e tretë.

Në Spanjë, Real Madridi luan ndaj Granadas në orën 21:00, kurse Interi në orën 18:00 pret Veronën.

Që të dyja skuadrat janë në ndjekje të titullit në ligat e tyre respektive, njëjtë sikurse Bayern Munich që luan ndaj Augsburgut më fillim nga ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat