Barcelona planifikon ta mbajë Braithwaitin

Futboll

Barcelona planifikon ta mbajë Braithwaitin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 12:34
Martin Braithwaite.

Barcelona po planifikon ta mbajë edhe për një vit tjetër sulmuesin e tyre, Martin Braithwaite.

Sipas Sport, “blaugranat” do ta rivlerësojnë futbollistin pas kthimit nga lëndimi e në vitin e fund të kontratës ta shesin atë.

Braithwaithe iu bashkua katalunasve nga Leganes në mini-afatin kalimtar të janarit në vitin 2019 për shifrën e 18 milionë eurove.

Gjatë këtij sezoni në La liga ai ka shënuar dy gola dhe një asistim në katër ndeshje të luajtura.

Rikujtojmë se danezi u ble pas mbylljes së merkatos së janarit, por që Barcelonës iu mundësua ta kompletonte transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat