Arabët janë gati që të investojnë te ekipi i njohur i Serie A

Futboll

Arabët janë gati që të investojnë te ekipi i njohur i Serie A

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:34
Arabët janë gati që të investojnë te ekipi i njohur i Serie A

Për më shumë se një dekadë, fondet nga bota arabe kanë investuar para në futboll dhe kanë blerë klube.

Falë drejtuesve nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, PSG dhe Manchester City po shijojnë nivelet më të larta të futbollit.

Diçka e ngjashme mund të ndodhë me Neëcastle United pasi princi saudit Mohammed bin Selman me fondin e tij PIF e bëri këtë klub më të pasurin në botë disa muaj më parë.

Sipas njoftimeve të mediave italiane, një klub më i madh se të gjithë të mëparshmit mund të bjerë në duart e arabëve, bëhet fjalë për AC Milan.

Milani ka ndërruar shpesh pronarë vitet e fundit, veçanërisht pas largimit të Silvio Berlusconit, i cili i bëri kuqezinjtë një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në botë në 30 vitet e drejtimit. Kuqezinjtë blenë fondin Investcorp, i cili u themelua në vitin 1982 nga Nemir Kindar në Baherin. Fillimisht ishte një urë lidhëse midis Gjirit Persik dhe pjesës tjetër të botës, për t’u bërë tani me ndikim global.

Është një fond që punon në biznesin e kapitalit privat, pronave të paluajtshme, infrastrukturës, kapitalit strategjik e shumë të tjera dhe asetet e tij llogariten në 100 miliardë dollarë. Aktualisht, të drejtat e menaxhimit janë në pronësi të fondit Elliot dhe Milani do të shesë Investcorp për një shumë prej rreth një miliard eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat