Arteta flet për largimin eventual të Lacazette

Futboll

Arteta flet për largimin eventual të Lacazette

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:12
Arteta dhe Lacazette

Mikel Arteta ka folur në lidhje me situatën që po kalon francezi, Alexandre Lacazette, tek Arsenal.

Sulmuesi ditë më parë e konfirmoi se është duke biseduar edhe me klube të tjera, veçanërisht me Lyonin, për një kalim të mundshëm.

Kontrata e lojtarit skadon në verë të këtij viti, me palët që duket se nuk janë të interesuara për të rinovuar.

Një shenjë se 31 vjeçari ka ditët e numëruara në “Emirates Stadium” e dha pikërisht spanjolli që tha se lojtari është i lirë të mendojë për të ardhmen e tij.

“Situata me kontratën e tij e lejon që të mendojë për zgjidhje në lidhje me të ardhmen. Ne e kemi shprehur interesimin tonë për të folur me të në verë. Gjithsesi, tani për tani, unë e dua atë të fokusuar plotësisht në detyrën e tij që ta mbrojë Arsenalin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.Lacazette po vazhdon të jetë ndër më të kritikuarit në kampin e “The Gunners”, pas rezultateve jo të mira kohëve të fundit.

Gjatë këtij sezoni, lojtari realizoi vetëm katër gola dhe shtatë asistime në 25 paraqitje në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat