Klopp ishte një hap larg United

Futboll

Klopp ishte një hap larg United

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:52
Klopp ishte një hap larg United

Liverpool-i falënderon zonjën Klopp. Në një intervistë të trajnerit gjerman për Sky Sport, siç është shpjeguar pak kohë më parë nga televizioni norvegjez TV2, është zbuluar një prapaskenë e bujshme e merkatos.

Fati mund ta kishte ulur Klopp-in në stolin e Manchester United, por trajneri gjerman ka shkuar te Liverpool-i në fund. Një gjë shumë e mirë për Të Kuqtë, jo dhe aq për Djajtë e Kuq.

I pyetur në lidhje me Liverpool-in, Klopp ka lënë të kuptohet se mund të kishte zgjedhur Manchester United, por gruaja e tij ka thënë se nuk do të ishte zgjedhja e duhur.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund-it duket se ka qenë shumë afër Djajve të Kuq në 2014-ën, por duket se e ka refuzuar ofertën për shkak të bashkëshortes.

Zonja ka dhënë miratimin e saj për transferimin te Liverpool-i. Një zgjedhje që ka rezultuar ajo e duhura dhe që duket se ka ndëshkuar Manchester United.

Klopp, në fakt, ka udhëhequr Të Kuqtë drejt titullit të  parë që nga krijimi i Premier League. Liverpool-i nuk e fitonte kampionatin anglez prej 30 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat