Ndizet derbi i Manchesterit, City pas objektivit të Unitedit

Futboll

Ndizet derbi i Manchesterit, City pas objektivit të Unitedit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:23
Ndizet derbi i Manchesterit, City pas objektivit të Unitedit

Në klubin e Manchester City duket se po përgatiten për një merakto verore të nxehtë. Teksa janë drejt përfundimit të marrëveshjes me Erling Haaland, drejtuesit e The Citizens po mendojnë t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Pep Guardiola.

Objektivi është Declan Rice i West Ham, i cili prej kohësh ndiqet nga Manchester United.

Mirëpo, blutë e Manchesterit duket se janë më të gatshëm të shpenzojnë për mesfushorin dhe i kanë kërkuar informacion klubit të West Ham lidhur me të ardhmen e lojtarit të kombëtares angleze.

Rice kërkon me padurim një aventurë të re duke qenë se synon të fitojë trofe madhorë në karrierë dhe deri më tani ka refuzuar tre oferta të West Ham për rinovimin e kontratës.

City mund të jetë destinacioni i duhur me teknikun Pep Guardiola që do t’i shtonte organikës së tij klas dhe muskuj në repartin e mesfushës. Problem i vetëm është kërkesa e lartë prej më shumë se 100 milionë paund që West Ham pretendon për shërbimet e 23-vjeçarit, megjithatë City ka treguar se është në gjendje të bëjë çmenduri në merkato.

Nëse ia del të transferojë Rice, atëherë City do të siguronte një nga mesfushorët më të mirë në Premier League ndërsa nga ana tjetër do t’i jepte edhe një goditje rivalëve nga i njëjti qytet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat