Kastrioti shënon 7 fitore radhazi

Futboll

Kastrioti shënon 7 fitore radhazi

Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:02
Kastrioti shënon 7 fitore radhazi

Ashtu siç pritej përballja Kastrioti-Egnatia nuk ka zhgënjyer, duke qenë një “luftë” e vërtetë dhe në fund fitues dolën vendasit. Kjo përballje ka nisur që në dhomat e zhveshjes përpara se lojtarët të zbrisnin në fushë për fillimin e takimit, me Adolf Selmanin që është përplasur me Pedro Auguston.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa në pjesën e parë dominimi ishte i gjithi i krutanëve, ndoënse rruga drejt rrjetës nuk u gjet dhe ky fraksion u mbyll me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte deri diku më e balancuar, ndërsa zhbllokimi i sfidë do të vinte vetëm pas një ore lojë. Në minutën e 60’ Pedro Augusto do u dhuronte avantazhin rrogozhinasve, pas një asisti nga Jackson, që kaloi mjaft lehtë mbrojtjen e Kastriotit. Ky avantazh zgjati vetëm 12 minuta, kur Hasani do të barazonte, falë një asisti të marrë nga Neziri.

Egnatia pati mundësinë që të dyfishonte rezultatin, por ekipi i Zekirija Ramadanit nuk ia doli, me kapitenin Gëzim Krasniqi që në minutën e 80’ do të humbiste penalltinë.

Në ndryshim nga Egnatia që nuk e shfrytëzoi atë mundësi, Kastrioti do të këmbëngulte dhe vetëm 6 minuta më pas do të kalonte në avantazh pas një goditjeje të Bedri Grecës drejt portës së Pujës, me Levendin që në tentativë për ta ndalur atë top, e dërgoi në portë dhe me autogol i dhuroi kundërshtarëve fitoren.

Pas takimit të raundit të 31-të të Abissnet Superiore, Kastrioti merr fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe shkon në kuotën e 43 pikë, në vend të gjashtë, vetëm 3 pikë më pak se vendi i tretë dhe nga garat e Europës. Teksa Egnatia qëndron në vend të tetë me 34 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Teuta e vendit të shtatë dhe po aq pikë larg mbijetesës së sigurt.

Kastrioti-Egnatia (2-1)

Abissnet Superiore java e 31-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat